VIDEO/Shihni momentin kur kryeministri i Izrealit mëson se po ndodh sulm me...

VIDEO/Shihni momentin kur kryeministri i Izrealit mëson se po ndodh sulm me raketë, ja ku fshihet

98
0
Shares

Ky është momenti i publikuar nga “Daily Mail”, kur Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mëson nga shoqëruesit e tij se një raketë është lëshuar nga Rripi i Gazës në qytetin Ashkelon, ku Netanyahu ndodhej për fushatë politike.

Për shkak të sulmit me raketë, Kryeministri u strehua në një dhomë që përballon sulmet me bombë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Rripi i Gazës është nën kontrollin e militantëve të Hamasit.

Mediat izraelite raportuan se nuk pati asnjë person të lënduar nga ata që merrnin pjesë në aktivitetin politik. Pas sulmit me raketë, Netanyahu vazhdoi fushatën politike për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në Mars 2020.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY