“Veliaj, ka 5 vjet qe mburret pa u skuqur me projektet e...

“Veliaj, ka 5 vjet qe mburret pa u skuqur me projektet e Lulzim Bashes”

53
0
Shares

Bashkia e Tiranes ka miratuar sot buxhetin por nuk parashikohet asnjenprojekt qe mbron qytetaret e Tiranes por vetem zhvillon bizneset.

Reagim i Albana Vokshit ne emer te PD:

Kryetari ilegjitim i Bashkisë së Tiranës, i cili mban të uzurpuar qytetin me një grusht votash, nuk ka asnjë projekt zhvillimi, veç projekteve korruptive që betonizojnë kryqytetin.

Është viti i pestë i drejtimit të Tiranës prej tij dhe vazhdon të mburret, pa u skuqur fare, me projektet madhore të Lulzim Bashës, Bulevardin e Ri, Pazarin e Ri, lumin e Tiranës.

Oferta e Veliajt nuk është zhvillimi, por shkatërrim i gjelbërimit, shkatërrim i historisë së qytetit nëpërmjet lejeve të ndërtimit, ku pastron paratë krimi i organizuar në lidhje me pushtetin.

Teatri Kombëtar është njëri nga këto projekte korruptive, me fitues të paracaktuar Fusha shpk, të cilit Erion Veliaj dhe Edi Rama i kanë dhënë mbi 100 milionë euro tendera.

Ajo që mund të bëjë Erion Veliaj, është të lyejë me gëlqere ndonjë shkallë, po Teatrin ta harrojë! Atë që nuk prishi dot tërmeti i natyrës, nuk ka për ta prishur tërmeti i korrupsionit i Edi Ramës dhe Erion Veliajt!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY