Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën, SPAK merr dosjen e “Dvoranit”

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën, SPAK merr dosjen e “Dvoranit”

41
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për padine e presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvorani.

“Sot prokuroria e Tiranës, konfirmoi zyrtarisht për mbylljen e hetimit nga kjo prokurori dhe shpalljen e moskompetences dhe kalimin e saj SPAK”  informuan burimet.

Ka qenë prokurori i Tiranës Alket Mersini ai që ka shpallur moskompetencën për vijimin e çështjes, ndërsa më herët kishte qenë po ky prokuror që kishte marrë në pyetje presidenin lidhur me akuzat e ngritura ndaj Dvoranit.

Në mes të nëntorit presidenti Ilir Meta dorëzoi kallëzimin në tre prokurori, por Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda shpallën moskompetencën pasi veprat penale për të cilat është kallëzuar Dvorani “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore” u quajten kompetencë e Prokurorisë së Tiranës, por me themelimin e SPAK kjo dosje i kaloi kësaj prokurorie të posaçme.

Meta u përplas me Dvoranin për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se përzgjedhja u bë në mënyrë mafioze, duke e cilësuar kreun e KED një ushtar të verbër të partisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY