Grushte dhe shishe kokës brenda një diskoteke në Itali, plagoset rëndë në...

Grushte dhe shishe kokës brenda një diskoteke në Itali, plagoset rëndë në kokë një shqiptar

93
0
Shares

Dhjetë persona u përfshinë në sherr masiv brenda ambienteve të një diskoteke në Itali.Sipas mediave italiane, diskoteka La Grotta di Artegna në provincën e Udine u shndërrua në një skenë dhune agresive.

Mediat fqinje raportojnë se fillimisht gjithçka nisi nga fjalët, ndërsa më pas skena degjeneroi në ofendime të rënda e më pas në dhunë të fortë fizike me mjete të forta, ku u përdorën edhe shishet e pijeve që ishin në ambientet e diskos.

Një i ri shqiptar me banim në Friuli, u godit në kokë me shishe dhe për pasojë u dërgua me urgjencë në spital. Ai pësoi dëmtime të rënda dhe çarje të thella në trup.

Tre persona të tjerë, një punëtor shqiptar që banon në Tavagnacco, një punonjës 20-vjeçar nigerian dhe një picajol 26-vjeçar gjithashtu me kombësi shqiptare u arrestuan nga autoritetet italiane, ndërsa janë marrë në pyetje për gjithçka ndodhi në diskotekë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY