FOTO/Projekt-buxheti i Bashkisë Tiranë, Zhupa rendit parashikimet: Rritje taksash e deri te...

FOTO/Projekt-buxheti i Bashkisë Tiranë, Zhupa rendit parashikimet: Rritje taksash e deri te shembja e Teatrit

66
0
Shares

Për projekt-buxhetin e bashkisë Tiranë, ka reaguar se fundmi zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila e quan Buxhet për konsulencën e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe taksa të rritura për qytetarët.

Sipas saj, dhe buxheti i vitit te ardhshem parashikon më shumë taksa dhe tarifa për qytetarët, ku ne pah do te dalë synimi për aferat korruptive dhe shtojnë shpenzimet për administratën.

Zhupaj thote se Veliaj parashikon te shpërdoje parate e qytetareve te Tiranes per te vazhduar idene e projekteve korruptive edhe klienteliste, te cilat i rendit si me poshte:

1. Parashikon shpenzime konsulece për projektin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar dhe kullave të Fusha shpk.
2. Parashikon vazhdimin e idesë së uzurpimit të kopshtit botanik, duke e cilesuar atë si hapesire të kopshtit zoologjik .
3. Parashikon shpenzime për ndertimin e Landfillit , inceneratorit të mbetjeve në Tirane, projekte të denoncuara edhe më parë nga Partia Demokratike për skemen klienteliste edhe korruptive.
4. Parashikon fryrjen e administrates së Bashkisë Tiranë, ku është faktuar nga publikimet e mediave që me dhjetra punonjës janë të dedikuar për propagaden e rrjeteve sociale. Duke harxhuar buxhetin e taksave të qytetarëve për më shumë propagandë.
5. Parashikon rritjen e tarifave për parking dhe pakësimin e zonave për parkimet e banoreve pa pagese.
6. Parashikon rritjen e takses së arsimit!

Në fund, Zhupa thekson se qartësisht është një projekt buxhet që s`ka lidhje me interesat e qytetarëve të Tiranës, por me xhepat e oligarkeve dhe klienteve të Veliajt.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY