Edhe SPAK-u nuk ndryshon gjë, shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn

Edhe SPAK-u nuk ndryshon gjë, shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn

55
0
Shares

Gjykata e Posaçem Antikorrupsion ka shtyrë sot seancën e parë për Arbër Çekajn, pronari i kompanisë “Abi Gardën” që kishte porositur kontenieret me banane ku u kapën 613 kg kokainë.

Shkak i shtyrjes së seancës për Arbër Çekajn është bërë mungesa e dy avokatëve të Donaldo Lushaj.Arbër Çekaj ka deklaruar në Gjykatë se nuk do të vazhdojë çështja me prokurorin Edvin Kondili, pasi sipas tij manipulon provat.

Kujtojmë se Çekaj ka kallëzuar në SPAK prokurorin e çështjes, Ervin Kondili dhe oficeren e policisë gjyqësore Migena Haxhi. Ai pretendon se ka një akt të falsifikuar në lidhjeje me hyrje-daljet e tij në sistemin TIMS.

Për Arbër Çekajn, i arrestuar pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në magazinat e tij në Durrës, është kërkuar 21 vite burg. Për shoferin Armando Pezakun është kërkuar 8.8 vite burg, ndërsa për menaxherin e kompanisë, Donaldo Lushaj, është kërkuar 14 vite burg.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY