Përplasjet me Ramën/Haradinaj u kërkon falje shqiptarëve dhe kritikon Qeverinë: Për interesa...

Përplasjet me Ramën/Haradinaj u kërkon falje shqiptarëve dhe kritikon Qeverinë: Për interesa nacionale…

60
0
Shares

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është rikthyer debatit me kryeministrin Edi Rama, i cili pak ditë më parë do ta quante të paditur kronik.

Në intervistën dhënë për gazetën ‘Epoka e re’, Haradinaj ka folur edhe për përplasjet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.Haradinaj ka thënë se i vjen keq prej shqiptarëve që kryeministrat e këtyre dy vendeve po polemizojnë në distancë.

I pari i qeverisë ka sqaruar se kur pozicionohet për çështje nacionale nuk e bën këtë për inat apo për hatër të dikujt tjetër.

“Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qare pa u pozicionuar.

Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar.

Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘Trepça’ t’i mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë i Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë që i ka sjellë pengesa dy ekonomive në momentin që Kosova ka vendosur taksën prej 100 përqindësh për produktet serbe.

“Unë kam punuar për të kryer punë dhe nuk kam punuar për ta përvetësuar qytetarin me votë. Kam punuar që t’ia lë do punë qytetarit tim në themel, të cilat nuk mund t’ia marrë askush. Asnjë resurs i Kosovës nuk është sot i kontestuar prej ndonjë vendi tjetër ose prej dikujt që pretendon se ka hise në Kosovë. Ushtria, energjia dhe taksa, këto janë punët që ne i kemi bërë’, ka vlerësuar Haradinaj.

Në këtë intervistë Haradinaj ka folur për vendimet e veta më të vështira gjatë këtij viti, për raportet me ndërkombëtarët, për liberalizimin e vizave, për taksën dhe për partnerët e koalicionit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY