Kisha Katolike mesazh të fortë: Mos mëkatoni mbi tragjedinë, tërmeti nxori në...

Kisha Katolike mesazh të fortë: Mos mëkatoni mbi tragjedinë, tërmeti nxori në pah varfërinë dhe korrupsionin

184
0
Shares

Në ditën e Krishtlindjeve, Kisha Katolike u bëri thirrje besimtarëve që t’i përdorin këto festa për t’u gjendur më pranë njëri-tjetrit dhe për të përcjellë mesazhin e festës, që në këtë botë nuk jemi vetëm.

Imzot Xhorxh Frendo identifikoi atë që, sipas tij, është mëkati i këtyre ditëve në vendin tonë: korrupsioni mbi tragjedinë e tërmetit.

”Eshte detyra e njeriut veçanërisht e atyre që kanë përgjegjësi publike të kujdesen për të në të gjithë përmasën e tij. Këto fjalë marrin peshe të veçantë veçanërisht pas asaj që ndodhi për shkak të tërmetit që solli vdekje dhe shkatërrim. Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtete të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë. Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve. Shpresoj që kjo krishtlindje të zgjojë ndërgjegjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve” tha ai.

Për Arqipeshvin e Dioqezës Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra drama është se shumica e shqiptarëve kanë humbur shpresën dhe po lënë vendin.

“Jam i bindur se pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë humbur shpresën. Shumë janë duke braktisur Shqipërinë, me inatin ndaj atdheut mund të themi”.

Duke vënë gishtin mbi plagët e shoqërisë, nga dhuna në familje deri tek korrupsioni, Kisha Katolike kërkoi angazhimin e të gjithëve për të luftuar fenomenet negative dhe për të rikthyer shpresën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY