FOTO/Merr flakë makina dhe furgoni i Policisë Bashkiake të Kamzës, dyshimet e...

FOTO/Merr flakë makina dhe furgoni i Policisë Bashkiake të Kamzës, dyshimet e para

69
0
Shares
Foto Ilustruese

Sipas informacioneve të fundit, një furgon i policisë bashkiake të Kamzës dhe një automjet tip Smart janë shkrumbuar nga flakët përpara godinës së Bashkisë.

Dyshimet e para lidhur me ngjarjen janë se flakët janë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik të makinës ‘Smart’ dhe për pasojë flakët janë përhapur tek furgoni i policisë që ka qenë ngjitur.

Mësohet se zjarrfikëset kanë mundur të lokalizojnë flakët, duke bërë të mundur shuarjen e tyre.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 10:00 në Kamëz automjeti tip “smart” me drejtues shtetasin I. H, është përfshirë nga flakët në lëvizje.

Gjatë ndalimit është përfshirë nga flakët dhe një fugon i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY