EMRAT/Dy kandidatë për drejtimin e prokurorisë së Elbasanit

EMRAT/Dy kandidatë për drejtimin e prokurorisë së Elbasanit

52
0
Shares

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Prokurorinë e rrethit të Elbasanit.

Ibrahimi ka takuar prokurorët e këtij qarku, ku janë propozuar edhe dy emra për drejtues të Prokurorisë së Elbasanit.

Pas emërimit të Enkeleda Millonait në Prokurorinë e Posaçme të SPAK, posti i drejtuesit në Prokurorinë e Elbasanit ka mbetur vakant.Emrat e propozuara janë Bledar Mustafaraj dhe Kreshnik Aja.

Mësohet se njëri nga dy emrat e mësipërm do të marrë drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit ndërkohë që kjo vjen pas nisjes së ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.

Kujtojme se vetëm pak ditë më parë është ngritur Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion me drejtues Arben Kraja.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY