Vrasja e dyfishtë në Patos me armën e shërbimit, Gjykata jep masën...

Vrasja e dyfishtë në Patos me armën e shërbimit, Gjykata jep masën për gardianin

108
0
Shares

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e arrestit me burg për gardianin Martin Skëndaj, i cili vrau me armen e shërbimit dy kushërinjtë çuna tezesh 22 dhe 26 vjeç, Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj.

Shkak për vrasjen e dyfishtë është bërë një histori dashurie mes Rrapajt dhe motrës së autorit, që nuk ishte pranuar nga familja e kësaj të fundit.

Përpara policisë, Skëndaj ka pranuar krimin dhe ka konfirmuar se motivi i masakrës ishte një lidhje intime mes fqinjit të tij Manol Rapaj dhe motrës së tij.

Mesohet se Skëndaj bënte fajtor Rapajn për divorcin e motrës së tij nga bashkëshorti.

Martin Skëndaj dhe Manol Rrapaj ishin fqinj me njeri-tjetrin në fshatin Kuqar të Patosit. Dy familja dyert e të cilave ndahen nga një gardh tashmë i druhen fort hakmarrjes. Ngjarja e rëndë e ka zanafillën muaj më parë, kur familjet Skëndaj dhe Rrapaj kanë zbuluar një lidhje dashurie mes vajzës së familjes Skëndaj dhe Manol Rrapaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY