KORCE/ Shkon ne 8 numri i arrestimeve per trafik dhe femra te...

KORCE/ Shkon ne 8 numri i arrestimeve per trafik dhe femra te mitura

54
0
Shares

Shkon në 8 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “Zereci”.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Zereci”, zhvilluar në muajin korrik 2019, ndalohet një tjetër shtetas për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, nga hetimet e kryera në vijim të operacionit “Zereci”, zhvilluar në muajin korrik 2019, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafikimit të të miturve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i të cilit u arrestuan 7 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, kanë bërë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të një bashkëpunëtori tjetër të dyshuar të tyre, konkretisht të shtetasit A.Q., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi i mësipërm u  ndalua pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Vijon puna për kapjen e shtetasit L.P., i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY