18-vjeçari i dyshuar për vrasjen makabër të të afërmit të tij në...

18-vjeçari i dyshuar për vrasjen makabër të të afërmit të tij në Korçë, flasin familjarët: Le ta gjejë policia…

83
0
Shares

Ky eshte 18 vjeçari Devis Hoti (personi që shikoni në foto), i dyshuari për vrasjen dhe tentimin e djegies së trupit të Flamur Duçit mëngjesin e djeshëm në Mborje të Korçës.

Mësohet se viktima dhe Hoti ishin te aferm me njeri-tjetrin dhe se i riu kishte qenë i dënuar edhe më parë për një krim të ngjashëm. Burime zyrtare bëjnë me dije se Hoti ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ndërkaq babai i autorit te dyshuarit ka mohuar faktin që djali i tij të ketë lidhje me vrasjen e kushëririt. Ai tha se me 45-vjeçarin, baba i dy fëmijëve, kishin raporte normale si familje.

“Djali ka qenë në shtëpi në orën 6 të mëngjesit. Ka qenë këtu. Viktimën e kisha kushëri, djalë hallo. Kemi patur marrëdhënie normale. Nuk kishim konflikte me ata. Le ta gjejë policia vetë pse është arrestuar djali. Edhe neve na morën deklaratën policia, por në shtëpi.”, tha babai i 18-vjeçarit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY