Sulm me eksploziv në “Loro Boriçi”? Pas 3 vitesh Krimet e Rënda...

Sulm me eksploziv në “Loro Boriçi”? Pas 3 vitesh Krimet e Rënda zbulojnë se të akuzuarit ishin të pafajshëm

72
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas 3 vitesh hetime ka pushuar çështjen në ngarkim të Ergys Faslisë, i cili ishte njëri prej të akuzuarve si pjesëtar i një organizate terroriste. Ai u arrestua para ndeshjes Shqipëri-Izrael, 2 vjet më parë.

Pas 3 vitesh hetime është vërtetuar se akuzat e ngritura ndaj 33-vjeçarit dhe personave të tjerë kanë qenë të pabazuara ligjërisht.

Tashmë çështja do të mbyllet përfundimisht nga gjykata në vendimin që do të marrë më date 26 dhjetor.

Personat e arrestuar në nëntorin e 2017 në qytetin e Shkodrës u akuzuan nga prokuroria e krimeve të rënda për “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe pjesëmarrëse në “organizatë terroriste.

Në nëntor të 2016, 4 persona, dy prej të cilëve shkodrane dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodrës pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY