Rama tregon mesazhin per Bashen fill pas termetit katastrofik

Rama tregon mesazhin per Bashen fill pas termetit katastrofik

34
0
Shares

Kryeministri Rama rrefeu sot se i ka dërguar një mesazh në telefonin personal kryetarit të opozitës, Lulzim Basha pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në emisionin ‘Zona e Debatit’ në Klan Kosova’, Rama tha se i ka kërkuar Bashës të jenë bashkë në këtë situatë por nuk ka marrë përgjigje.

I kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës, jo publike, por në telefonin e tij. I kam thënë mendoj që bashkë të shkojmë aty ku është dhimbja, se në fund të fundit çfarë rëndësie kanë të gjitha të tjerat, kanë nevojë për ngushëllim dhe nga kush e presin? Nga ne. Kanë humbur shtëpitë, por nuk duhet të humbin sesin e përkatësisë në një vend ku nuk janë vetëm. Nuk kam marrë përgjigje. I kam bërë edhe dy thirrje publike. Është e vërtetë, Lulzim Basha është përpjekur për të mos dalë i tepërt, por vetëm kaq. Mund të vinte jo për të bërë marrëveshje, por për të qenë përtej politikës. Por janë të tjerët që përpiqen të gjuajnë nga të katërta anët”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY