FOTO/Vrasja e 45-vjeçarit në Korçë, pista kryesore e hetimeve, policia shoqëron familjarët...

FOTO/Vrasja e 45-vjeçarit në Korçë, pista kryesore e hetimeve, policia shoqëron familjarët e ish-gruas

60
0
Shares

Flamur Duci u gjet mëngjesin e sotëm i vdekur pranë lokalit të tij. Ai kishte shenja djegie në trup dhe dyshohet se është vrarë me thikë. Edhe pse policia eshte duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, janë disa akuza nga banoret e zones dhe familjaret te cilat ngrene dyshime mbi kete vrasje.

Familjaret kanë ngritur dyshime se ai mund të jetë vrarë nga familjarët e ish-gruas së tij me të cilën ishte ndarë dhe kishte dy vajza.

Ata ia kanë bërë. Gruaja është në Francë. Nuk i pëlqenin shqiptarët. Çfarë i kanë bërë. Ata e kanë bërë me nge, e kanë çarë me thika e kanë djegur. I vuajtur tërë jetën, çfarë i kanë bërë. Në 6 të mëngjesit ia kishin bërë. Ai ishte jashtë marketit trupit. Ça do i grabisnin, çfarë lekësh kishte ai, ku t’i gjente lekët. Kuptohet ajo punë hasmërie është, përderisa e kanë djegur”, shprehen fqinjët.

Sipas Pëllumb Hotit, i afërm i viktimës, 45 vjeçari jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar dhe kishte dy vajza të martuara. 45 vjeçari Flamur Duci, jo vetëm për banorët por edhe për policinë lokale nuk ishte person me precedentë të mëparshëm penal.

Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona përfshi edhe familjarë të ish bashkëshortes së viktimës edhe për atë se pista kryesore e kësaj vrasjeje dyshohet të jetë ajo e një konflikti me familjarët e ish gruas.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY