EMRAT/Hidhen poshtë pretendimet e mazhorancës, 8 prokurorët e SPAK betohen sot te...

EMRAT/Hidhen poshtë pretendimet e mazhorancës, 8 prokurorët e SPAK betohen sot te Presidenti

56
0
Shares

Tetë prokurorët e SPAK do të betohen sot te Presidenti. Ceremonia do të zhvillohet në orën 09:30 në Presidencë.

Me këtë veprim presidenti Ilir Meta i hap rrugë krijimit të Prokurorisë së Posaçme të hetimit, duke hedhur kështu poshtë edhe pretendimet e mazhorancës se Ilir Meta do të bllokonte krijimin e SPAK.

Krahas SPAK do të krijohet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila do të jetë në dispozicion të kësaj strukture, e cila do të ketë në perbërje oficerë të policisë gjyqësore të trajnuar jashtë Shqipërisë.

Dje u zhvillua seanca dëgjimore me 3 kandidatët për kreun e SPAK dhe KLP pritet të votojë për kryetarin. Tre kandidatët janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

Tetë prokurorët 

1-Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

2-Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

3-Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

4-Edvin Kondilli, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

5-Elida Celami(Kaçkini), prokurore në Prokurorinë e Tiranës

6-Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

7-Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit

8-Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

vijon…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY