E rëndë në Elbasan, 31-vjeçari në gjendje të dehur përplas për vdekje...

E rëndë në Elbasan, 31-vjeçari në gjendje të dehur përplas për vdekje këmbësorin

53
0
Shares

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për aksidentimin me vdekje të një personi ende të paidentifikuar.

Shtetasi B.Q., banues në fshatin Llixha, duke drejtuar  mjetin “Benz” në aksin rrugor Elbasan-Cërrik ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar,  i cili ka ndërruar jetë.

“Nga veprimet e para  hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në  gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l” ,-thotë policia.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës, ndërsa materialet iu referuan prokurorisë për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY