VIDEO/Rama e nis fjalën me vlerësime për mazhorancën: S’e kishim imagjinuar që...

VIDEO/Rama e nis fjalën me vlerësime për mazhorancën: S’e kishim imagjinuar që qeveria të bënte gjëra të jashtëzakonshme

34
0
Shares

Kreu i qeverisë Edi Rama teksa po flet në Kuvend, ka preferuar të mos tregohet modest, por të lartësojë mazhorancën në përballimin e pasojave të tërmetit të 26 Nëntorit.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Së pari dua të shpreh dhe njëherë ndjenjën e krenarisë sime për qeverinë që unë drejtoj, për të gjithë ministrant dhe deputetët, dhe kryetarët e bashkive të angazhuar qysh në orën e parë për përballimin e pasojave tragjike të tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit.

Nuk e di nëse dikush e kishte imagjinuar që qeveria shqiptare të kishte bërë një gjë të jashtëzakonshme, ku mijëra e mijëra qytetarë u gjetën të pastrehë.

Në më pak se 10 ditë mbi 13 mijë persona janë akomoduar në kushte, që kurrë më parë nuk i ka pasur një banor i RSH pas një fatkeqësie natyrore. 

Më shumë se 4 mijë persona janë akomoduar në hotele, që për standardin e Shqipërisë janë hotele luksi, me të gjitha standardet sit ë ishin turistë norvegjezë që kishin ardhur në Shqipëri, plus me të gjithë përkujdesjen për vijimin normal të jetës së tyre.

Rama tha se shumë shpejt do të nisin filizat e parë të rindërtimit, ku do të ndihet dallimi mes të djeshmes dhe të ardhmes pas 26 Nëntorit, që nga plaga e madhe e krijuar në Thumanë.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY