Rama sulmon Markun dhe Zhejin: Njëri e bëri vajzën tonë dashnore të...

Rama sulmon Markun dhe Zhejin: Njëri e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit, tjetri duket markuar

142
0
Shares

Teksa Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kuvendi se Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës janë mashtruar nga organizatat e mediave për atë që po ndodh me nismat anti-shpifje, ai nuk denjoi as nga mundesia per te permendur emra konkrete per t’i sulmuar.

“Artur Zheji e bëri vajzën tonë, dashnore të ministrit dhe tani thotë se do largohet nga Shqipëria pasi të bëhet ky ligj. Humbi edhe gjyqin për këtë shpifje të ulët. 

Unë me këta jetoj dhe mbijetoj edhe 1 mijë vjet të tjera, por kjo është për të lehtësuar gjithë atë koncentrat helmi që këta hedhin në gjakun e shoqërisë nga mëngjesi deri në darkë. 

Një tjetër hero aty jashtë është Mark Marku, që jo më larg se dje, nuk la fjalë pa i thënë një deputeti, duke e kërcënuar se do i thyejë kokën me shishe. Ky duhet markuar me pullë të kuqe kur flet për lirinë, por që ka të gjithë lirinë për t’i thënë të gjitha ato,” tha Rama.

“Kjo është një xhungël skllevërish të pasiguruar, që merren në punë sot dhe hidhen në rrugë nesër. Me domeine të regjistruara jashtë Shqipërisë dhe nuk i japin llogari askujt. Marrin para lart e poshtë dhe nuk paguajnë asgjë.

Xhungël që prodhon urrejtje, dizinformim, dëshpërim. Ky ligj mbron dinjitetin e të drejtave të tua, Rudina Hajdari, kur të ulin dhe të ngrenë sipas qejfit, kur ti mendon me kokën tënde. Ky sistem, i njëjti mekanizëm është sot për mediat audiovizuale,” tha Rama.

vijon…

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY