Ndizet sërish ‘sherri’ mes vajzave të Showbizit, Kejvina-Einxhelit: Mos u shtir zemër,...

Ndizet sërish ‘sherri’ mes vajzave të Showbizit, Kejvina-Einxhelit: Mos u shtir zemër, trego se kush je

144
0
Shares

Modelja Kejvina Kthjella ka reaguar së fundmi, pas deklaratave të moderatores Enxheil Shkira, pas sherrit te bujshem qe ato patën disa javë më parë.

Shkira, duke iu referuar sherrit me Kthjellën, u shpreh ne nje emision se i ka falur të gjithë se është feministe dhe se nuk ka xhelozi për asnjë femër.

Por Kejvina ka shkruar gjate në “Instagram”, ku i kërkoi që të tregojë intrigat që i ka punuar asaj mbrapa shpine.

“Moj Einxhel ça na qenke ti moj feministe? Beson me të vërtetë në ato budallallëçe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe ku tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër o vajzë e dashur përveç se të merresh me jetën e të tjerëve e të fusësh intriga e të xhelozosh çdo gjë të bukur!

Si tek projekti im përshembull që ke futur hundër për të prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije. Ça është kjo mbështetje? Mos u shtir zemër, tregoji publikut se kush je në të vërtetë”, ka shkruar Kejvina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY