DETAJE/Valë arrestimesh në kryeqytet, disa persona para drejtësisë për vepra të ndryshme

DETAJE/Valë arrestimesh në kryeqytet, disa persona para drejtësisë për vepra të ndryshme

72
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Policia ne Tirane jep detajet e operacionit, nga ku u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasi D. S., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë në zonën e Liqenit Artificial iu gjet një sasi e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë N. 1 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

U arrestua gjithashtu, për veprën penale “Vjedhja” shtetasi D. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e këtij Komisariati me sende duralumini të vjedhura në një bar kafe.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit: A. H., 41 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi shtetasi N. H. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe në momentin e shoqërimit të tyre për në komisariat, të dy këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke i dëmtuar njërën nga kamerat e trupit dhe një aparat celular”,-njofton policia.

ARRESTIME TE TJERA

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasi R. V., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën e motrës së tyre ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasi L. H., 36 vjeç banues në fshatin Shargë, Vorë, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e një shtetasi në Vorë, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të këtij Komisariati nuk ka mundur dot.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë u ndalua për veprën penale “Vjedhja” shtetasi A. (E.) .G., 33 vjeç banues në Elbasan, me precedentë të mëparshëm për vjedhje, pasi në lagjen nr. 2 Kavajë i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje dhe më pas është larguar me automjetin e tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY