Kryeministria pranon: Termeti demtoi zyrat brenda ( por edhe muret jashte)

Kryeministria pranon: Termeti demtoi zyrat brenda ( por edhe muret jashte)

303
0
Shares

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme edhe në Kryeministri. Zv/ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli, ka postuar disa foto në rrjetet sociale.

Ai theksoi se në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje.

“Kryeministria gjithashtu u troshit nga tërmeti i dt. 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje. Ishte fat i madh që pikërisht parvjet të dy katet e poshtme – përfshi bazamentin – u përforcuan në pikëpamje konstruktive dhe u sollën në norme sizmike duke shpëtuar me siguri qëndrueshmërinë e objektit. Tani kjo sallë e bukur, me karakter të theksuar monumental, po i nënshtrohet rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni. (Foto e pare: gjendja pas tërmetit; dy fotot e tjera: ndërhyrja konstruktive me fibra karboni) ”, shkruan Shkreli.

Kjo eshte hera e pare qe pranohet se kryeministria eshte demtuar nga termeti. Droni.al publikoi foto dhe video me 26 nentor ne lidhje me keto demtime por lajmi u bllokua ne menyre te padrejte nga Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY