Policia kap personin e dyshimtë në Tiranë, kontrolli në banesë e nxjerr...

Policia kap personin e dyshimtë në Tiranë, kontrolli në banesë e nxjerr zbuluar, detajet nga operacioni

75
0
Shares

Policia ne Tiranë ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Eshtë arrestuar në flagrancë 27-vjeçari që posedonte lëndën narkotike.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike në formë çokollate, e dyshuar cannabis sativa, krehër, fishekë luftarakë, pajisje elektrike dhe ora dore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se një shtetas posedonte lëndë narkotike cannabis sativa, kanë organizuar punën duke bërë identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar”,-njofton policia.

Forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. M., ku u gjetën 89 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme, një krehër, një pajisje elektrike dhe 4 ora dore.

Kontrolli më tej ka vijuar në një parking në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Fadil Bodinaku”, ku është gjetur një sasi lende e dyshuar cannabis sativa, në formë çokollate, me peshë 18.2 gr.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY