Policia e merr seriozisht, arrestohet personi i parë i cili u kap...

Policia e merr seriozisht, arrestohet personi i parë i cili u kap duke hedhur fishekzjarre në stadium

56
0
Shares

Policia e ka marre seriozisht urdhërin e saj për të parandaluar hedhjen e fishekzjarreve gjatë ketij muaji.

Raportohet se një i ri eshte arrestuar vetëm se hodhi fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania” gjatë derbit Partizani-Tirana, ku eshte identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Policia njofton se eshte vënë në pranga për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

“Në kuadër të masave të marra nga Policia e Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv që u zhvillua në “Air Albania Stadium”, mes ekipeve Partizani dhe Tirana, në lidhje me fishekzjarrët e hedhura në fushë gjatë ndeshjes, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. B, 26 vjeç, lindur dhe banues te “Bregu i lumit”, Tiranë”,-thuhet ne njoftimin e policisë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka hedhur fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, në kohën që zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani – Tirana. Ky shtetas u identifikua nga ana e Policisë nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY