FOTO/Misteri i helmimit të çiftit nga Librazhdi, çfarë deklaruan prindërit e dhëndrit...

FOTO/Misteri i helmimit të çiftit nga Librazhdi, çfarë deklaruan prindërit e dhëndrit në Polici

220
0
Shares

Ende nuk ka një version zyrtar përfundimtar se cilat ishin rrethanat dhe motivet që sollën helmimin e çiftit në Librazhd vetëm 5 ditë pas martesës.

Rezarta Hajdari 19 vjeçe ndërroi jetë ndërsa bashkëshorti i saj Olsi Hajdari vazhdon të mbahet në reanimacion dhe mjekët ende nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare ndonëse duket se ka shpresa që të jetojë.

Hetuesit shpresojnë që të zbardhin ngjarjen vetëm pas deklarimeve të Olsi Hajdarit, por ai ndodhet ende në reanimacion.

Panorama shkruan se gjatë ditës së djeshme grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët dhe të afërm të tjerë. Prindërit kanë deklaruar se çifti shkonte mjaft mirë, një detaj që duket edhe në fotot dhe fjalët që kanë shprehur për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Prindërit e djalit kanë deklaruar se ata janë gjetur të dy në dhomë, djali me shkumë nga goja dhe nusja pothuajse e pajetë.

Por Policia dhe Prokuroria nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të llojit të helmit të përdorur, ndonese ka dyshime se mund të ishte fotoksine per shkak te aromes qe binte ne dhomen e shtepise te tyre.

Pamjet nga banesa:

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY