Vrau dy kushërinjtë në Gjirokastër, arrestohet pas 3 vitesh autori

Ndaje
foto ilustruese

Tre vjet pas vrasjes së Dorian Llukës në Gjirokastër, policia ka arrestuar autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasin Enrik Lluka, i cili u vu në pranga nga një aksion i policisë Gjirokastër dhe forcat Renea.

Në pranga ka rënë shtetasi Enrik Lluka, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për vrasjen e dy kushërinjve të rinj.

Lluka u arrestua paraditen e sotme në banesën e tij në afërsi të Urës së Subashit, në kufirin që ndan Gjirokastrën me Tepelenën.

Policia thotë se Enrik Llukes i janë gjetur në banese një snajper prodhim rus dhe disa municione.

//DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje