Qeveria i pret rrugën influencës kineze në rrjete 5G në Shqipëri

Qeveria i pret rrugën influencës kineze në rrjete 5G në Shqipëri

87
0
Shares

Qeveria shqiptare ka marrë masa për të frenuar ndikimin kinez në lidhje me zhvillimin e rrjeteve 5G dhe Inteligjencës artificial në vend.

Të mërkurën është miratuar nga kabineti qeveritar memorandum i mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G.

Në vendimin e miratuar ditën e djeshme nga qeveria shqiptare nuk jepen detaje për shkak se është një çështje e sigurisë kombëtare, por theksohet se me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave miratoi memorandumin me SHBA-në. Në muajt e fundit ka pasur një debat për rrjetin 5G. SHBA-ja në të gjithë Europën, Perëndimin ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze në fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huaëei. Në Shqipëri rastisi që fushata koinçidoi me lançimin e rrjetit 5G nga një operator privat. Rrjetin 5G nuk e ka në dorë qeveria, por kompania që ka blerë frekuencat e liruara nga televizionet, që më pas janë shitur nga AKEP.

Pak ditë më parë në konferencën me temë “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë” që u mbajt në Tiranë në tetor të këtij viti, Gjenerali, James Jomes dhe e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, evidentuan faktin se lënia në dorë e Kinës do të jetë një kartë më shumë në dorën e vendit të Lindjes. “Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do t’i besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO. Të gjitha këto teknologji dhe zhvillime dixhitale që ka Kina, i japin asaj në dorë një lak shumë të fuqishëm ku 5G mund të shërbejë si kolona e pestë”, tha Gjenerali, James Jomes.

Vendimi I qeverisë:

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY