Policia në ndjekje të të rinjve të dyshuar, 3 të arrestuar në...

Policia në ndjekje të të rinjve të dyshuar, 3 të arrestuar në Tiranë, detaje nga kontrollet

72
0
Shares

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve.

Gjatë 24 orëve janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si me poshte:

A. G.,20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin në të cilin shtetasi A. G. ishte pasagjer, i kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Policia shton gjithashtu se ne Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi A. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ndre Mjeda” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjetën 4 pilula të dyshuara ekstazi.

Po ashtu, në Tiranë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasi A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në autostradën Tiranë-Durrës, në automjetin në të cilin ndodhej pasagjer iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve A. G., A. Ç. dhe A. S.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY