“Paketa anti-shpifje”/Mark Marku përplaset me ish-ministren: Oj gocë s’kam ardhur në furgon

“Paketa anti-shpifje”/Mark Marku përplaset me ish-ministren: Oj gocë s’kam ardhur në furgon

60
0
Shares

Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e Komisionit të Medias ku po diskutohen dy projektligjet e qeverisë për paktën anti-shpifje.

Gjatë kohës që po fliste pedagogu i gazetarisë, Mark Marku, ish-ministrja e Kulturës e ka kundërshtuar ç’ka ka shkaktuar reagime në mbledhje.

Kumbaro me ton të lartë i ka kërkuar disa herë të qetësohet, në të kundërt të largohen nga mbledhja. Kjo ka revoltuar Markun i cili ka thënë se parlamenti është shndërruar në një “furgon” që nuk dëgjon njeri. Pas replikave, ish-ministrja eshte larguar nga mbledhja.

DEBATI

Mark Marku:  Oj gocë s’kam ardhur në furgon… Po deshe dëgjo, po deshe ik.

Mirela Kumbaro: Qetësohu zoti Marku…

Mark Marku:  Më duket vetja sikur jam në furgon, ne flasim ju bëni muhabet.  E keni bërë parlamentin si furgon dhe doni të na bëni ne ju..

Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën…

Mark Marku:  Për turp…

Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën…
Mark Marku: 
Mos më bërtit mua..

Fatjona Dhimitri: Vazhdoni zoti Marku..

Mark Marku:   Trego edukatë, edukatën e ke të detyruar.

Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën të lutem

Mark Marku: Po fole, unë do ngrihem dhe do i bëj thirrje dhe kolegëve të mijë të ikim..

Mirela Kumbaro: Mund të ikni, jeni të lirë ta bëni..

Fatjona Dhimitri: Mund të largoheni ju zonja Kumbaro s’ka përse të largohen të ftuarit.

Mark Marku: Po e bën këtë seancë sikur jemi në furgonin e linjës Tiranë-Vorë.

Mirela Kumbaro: Mungesë totale ektike. Ruaj etikën…

Mark Marku: Ju s’keni as etikë dhe as integritet. Jeni punëtor të një njeriu që thotë se do të shkelë lirinë e medias.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY