Basha hedh poshte serish propozimin e Rames per tu ulur ne tryeze

Ndaje

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u shpreh serish kunder një tryeze te përbashkët me kryeministrin Rama për situatën e krijuar nga tërmeti.

Duke folur për gazetarët ai tha se opozita nuk bëhet pjesë e asnjë shfaqje, teksa përsëriti edhe njëherë se reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja për krizën politike.

Përgjigjen e keni marrë nja 10 herë. Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që ju kam thënë. Nuk do të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron dhe po shton dhimbjen dhe vuajtjen  e qytetarëve. Dialogu politik për reformën zgjedhore, zhbllokimi i dialogut politik për reformën zgjedhore sipas propozimit të shtatorit. Reforma zgjedhore dhe vullneti i qytetarëve përcaktojnë cilësinë e demokracisë dhe jo fotot dhe shfaqjet mes kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës”, tha Basha.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje