Kryeministri i Hollandës sërish shtyn Ramën: Shqipëria nuk është gati

Kryeministri i Hollandës sërish shtyn Ramën: Shqipëria nuk është gati

118
0
Shares

Kryeministri i Hollandës, Mark Rutte beson se Shqipëria nuk është gati për të nisur negociatat në këtë moment. Por ai tha se Maqedonia e Veriut është më pranë këtij synimi.

“Nuk besojmë se Shqipëria është gati për të nisur negociatat me BE-në në këtë pikë dhe sa i përket Maqedonisë së Veriut, ata janë më pranë këtij qëllimi,” tha ai për gazetën malazeze Pobjeda.

Ai shtoi se disa vende nuk e donin ndarjen e dy vendeve gjatë procesit të negociatave me Brukselin.

I pyetur nëse viti 2025 është një afat realist për anëtarësimin e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rutte tha se qëllimi nuk janë datat.

“Nuk kemi asgjë kundër zgjerimit, por nuk ia kam idenë. Ky nuk është qëllimi”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY