Sot rinis mësimi në zonat e prekura nga tërmeti, ja shkollat që...

Sot rinis mësimi në zonat e prekura nga tërmeti, ja shkollat që nuk hapen në Tiranë, nxënesit transferohen

96
0
Shares

Dy javë pas tërmetit, nxënësit sot do t’i rikthehen bankave të shkollës. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se sot do të rinisë procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin.

Nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter u dëmtuan rëndë 30 shkolla, të cilat kanë dalë jashtë funksionit, ndërkohë që 15 mijë nxënës të këtyre institucioneve do u mundësohet transferimi nëpër vende të tjera.

Burime zyrtare thane se janë marrë të gjitha masat që nxënësit të transportohen në shkolla të tjera, duke filluar nga pikat e grumbullimit deri tek shpenzimet, të cilat do të mbulohen nga buxheti i ministrisë.

Në tabelën më poshtë gjeni emrat e objekteve arsimore me probleme, bashkë me zgjidhjen e përkohshme që ka gjetur qeveria:

Emri i shkollës                       Shkolla Pritëse
“Sami Frashëri”                    “Qemal Stafa” dhe “Sinan Tafaj”
“16 Shtatori”,                        Pezë Godinë e gjetur
Kopshti Tufinë                          “Pal Engjëlli”
Shkolla Pajun                      Ambient me qira
Pezë e Vogël                          “Seit Brahja”
“Lasgush Poradeci”                   “Myslym Keta”
“Murat Toptani”                      “26 Nëntori”
“Musine Kokalari”                        “Betim Muço”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY