FOTO/Policia jep detaje të operacionit në Shijak, kush janë të arrestuarit

FOTO/Policia jep detaje të operacionit në Shijak, kush janë të arrestuarit

303
0
Shares
foto ilustruese

Policia ka dhene detajet zyrtare te operacionit që raportuam pak me heret ndaj kapjes se 3 personave ne Shijak të kerkuar per trafik droge.

Sipas policisë, operacioni ka patur për qellim lokalizimin dhe arrestimin me qëllim ekstradimi te tre shtetasve të kërkuar nga drejtësia italiane, për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Durrës dhe në Itali. Gjatë operacionit janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe për njërin është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni “ROMANO 2017”, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

* F. M., 30 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

  • D. Ç., 27 vjeç, banues në Gjepalaj Durrës.
  • L. B. 41 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është njoftuar nga Interpol Roma se këta shtetas janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narotike”, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë“,-njofton policia.

Operacioni është zhvilluar në të njëtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali  janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, italianë  e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave “Detyrim paraqitjeje” dhe një “Arrest në shtëpi”.

Ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës. Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.

Edhe gjatë këtij operacioni Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar me partnerët në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY