ANKETIMI/Studentët me sytë nga Gjermania, politika aktuale nuk e zgjidh problemin

ANKETIMI/Studentët me sytë nga Gjermania, politika aktuale nuk e zgjidh problemin

119
0
Shares

Në mjediset e “Europe House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, u bë prezantimi i projektit studentor “Media dhe Integrimi Evropian”.

Ky projekt është realizuar nga një grup studentësh të Departmanetit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë e Filologjisë në UT, të cilët janë aktivistë dhe bashkëpunëtorë të ABC Tirana Club.

“ABC Tirana Club është një grupim proevropianist dhe synimi për veprimtari të tilla është që të mbahet ndezuar monitorimi dhe vlerësimi i procesit të integrimit evropian në rradhët e të rinjve shqiptarë” – u shpreh Johan Muka, njëri prej organizatorëve. “Duke e konsideruar këtë si një përpjekje konkrete në fluksin e madh të kontributit që bëjnë institucionet publike, shoqëria civile, grupime dhe individë, por dhe nga faktorë e aktorë ndërkombëtarë, qeveri, organizata, struktura lobuese etj”, tha ai.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, prof. Mark Marku ka bërë vlerësime për projektin e studentëve të tij.

“Ky debat na ndihmon që të kuptojmë më mirë procesin e integrimit evropian, që publiku dhe sidomos studentët të mos i marrin njohuritë përcipatzi, por të bëhen të vetëdijshëm për detyrimet dhe përfitimet reale që anëtarësimi i vendit në BE. Vetëm me gjykim kritik qytetarët përballojnë sfidat, qofshin ato positive apo ato negative që shoqërojnë procesin” –tha prof. Marku.

Në mjediset ku u zhvillua Forumi Studentor ishte ndërtuar një ekspozitë pamore me mbulimin mediatik të tre momenteve kryesore të integrimit evropian: vendimi i Brukselit për liberalizimin e vizave për zonën Schengen të BE-së në vitin 2010; në kohën  e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim të Shqipërisë në BE në vitin 2014; si dhe zhvillimeve në fund të tetorit 2019, kur Këshilli Evropian nuk arriti të marrë një vendim mbi hapjen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut fqinje.

Projekti u mbështet nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe nga Qendra studentore ABC Tirana Club.

Disa nga gjetjet e sondazhit:

-Bazuar në të dhënat e sondazhit, pyetjes se, “Sa dëshironi që Shqipëria të jetë vend anëtar i BE-së?”, 66% e studentëve iu përgjigjën “shumë”. Pjesa tjetër pohoi:  “disi” 18%; “pak” 9%; “aspak” 2% dhe 5% nuk preferuan të përgjigjen.

-Studentët u treguan dyshues se brenda vitit 2020 do të hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në.  40% e tyre thanë se kishte pak shpresa për një gjë të tillë, 8% nuk kishin fare besim, kurse 13% ishin të lëkundur, ndërkohë që 5% nuk u përgjigjën fare.

-Gjermania për studentët shikohet si partneri më i ngushtë që duhet të ketë Shqipëria.  33% e tyre kishte këtë preferencë për pyetjen: “Me cilin vend anëtar të BE-së Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie më të ngushta?”. Më pas ishin Italia dhe Greqia, dy vende fqinje, me përkatësisht 7% dhe 3% dhe Franca po me 3%.

-Për pengesat dhe ngadalësimin e procesit të integrimit, shumica e studentëve, ose  43% e tyre  pranuan si shkak kryesor “Performancën e papërshtatshme politike”. Më pas renditeshin “Niveli i lartë i korrupsionit” me 32%; “Niveli i lartë i krimit të organizuar” dhe “Performanca e papërshtatshme e administratës publike” me kuotë të barabartë përgjigjesh, 12%.

-Një pyetje tjetër në sondazhin me studentët e Fakuktetit të Histori dhe Filologjisë ishte se, “Cili është problemi më shqetësues në vendin tonë?”. 25%, zgjodhën “varfëria”, më pas renditeshin “keqfunksionimi i shtetit ligjor” me 23%, “korrupsioni” 19%, “papunësia” 18%, “krimi i organizuar” 7% dhe “krimi ordiner” 4%.

-Në lidhje me pritmëritë që studentët kanë për zbatimin e procesit të Vetting-ut, ra në sy numri i lartë i studentëve me përgjigjen “nuk e di”, 26%. Më optimistët ishin 31%, ndërkohë ata që kishin pritmëri të ulët ishin 27%.

-Gjatë forumit studentor diskutimet e pjesmarrësve u fokusuan jo vetëm në gjetjet e sondazhit dhe problematikat e procesit të integrimit, por dhe në rolin dhe kontributin e medias në fazat kryesore të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY