Shpërthimi me tritol në Tiranë një paralajmërim? Pista ku po heton policia

Shpërthimi me tritol në Tiranë një paralajmërim? Pista ku po heton policia

57
0
Shares

Policia po heton në pistën që dyshohet për një paralajmërim në lidhje me shpërthimin e një sasie lënde plasëse në një lokal në zonën e Liqenit në Tiranë mbrëmjen e të premtes.

Pista e parë lidhet me problemet me konkurrencën që mund të ketë patur pronari i lokalit me inicialet M.H.

Policia bëri me dije se shpërthimi ndodhi në orën 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”. Pavarësisht dëmeve te vogla ai shkaktoi jo pak frikë tek banorët përreth për shkak të zhurmës së fortë.

Tiranë, informacion paraprak

Më datë 06.12.2019, rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY