I hodhi granatë vjehrrit në oborr, fatmirësisht nuk i kishte hequr siguresën

I hodhi granatë vjehrrit në oborr, fatmirësisht nuk i kishte hequr siguresën

44
0
Shares

Një i ri ka hedhur një granatë ofensive në oborrin e vjehrrit. Fatmirësisht nuk i kishte hequr siguresën dhe granata nuk ka shpërthyer.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë në Lezhë.

Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte  mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë  bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.”,-informon policia.

Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga 28 vjeçarin P.D. vjeç 28, banues në Mirditë.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenierë të  Reneas, të cilët kanë bërë shpërthimin e  kontrolluar të granatës.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY