Hetimet për tërmetet/Çela sapo merr detyrën zbarkon në Durrës, detaje nga puna...

Hetimet për tërmetet/Çela sapo merr detyrën zbarkon në Durrës, detaje nga puna e Prokurorisë

171
0
Shares

Edhe pse ende nuk dihet nëse kane ne dore dosje konkrete, Prokuroria e Durrësit bënë me dije se Olsian Cela është takuar me 4 prokurorët që po hetojnë cështjen e tërmeteve në këtë qytet.

Kreu i sapozgjedhur i Prokurorisë së Përgjithshme udhëtoi drejt Durrësit për ti dhënë mbështetjen prokurorëve të cilët po hetojnë pasojet e tërmetit të 26 nëntorit. Kryeprokurori deklaroi se shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme

“Prokuroria e Durrësit po kryen hetimet. Është krijuar një grup hetimor për çështjen në fjalë. Ne i japim mbështetjen maksimale me qëllim koordinimin dhe të gjitha kushtet për të siguruar një hetim të shpejtë dhe eficent dhe për ti dhënë përgjigje rasteve të cilat jemi të njohur. Jam i kënaqur me atë që dëgjova. Prokurorët janë të motivuar dhe shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Ka njerëz që kanë shkelur ligjin dhe shumë kanë humbur jetën. Përgjegjësia do të shkojë atje ku është, qoftë tek ndërtuesi qoftë tek  zyrtari. Nuk do ketë hezitim për asnjë rast.”

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY