Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe...

Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

71
0
Shares

Erion  Braçe gjate nje interviste televizive, deklaroi se eshte anuluar koncesioni i rrugës Milot-Balldrën, projekt te cilin Partia  Demokratike e ka denoncuar disa herë si korruptiv.

Edmond Spaho ka komentuar deklaratat e tij, ndërsa ka shtuar se eshte dhe nje tjetër koncesion që duhet anuluar, ai që lidhet me shëndetësinë, dhe sipas ish-deputetit eshte me e thjeshta për t”u anuluar.

“Ja pra qe opozita dhe zoti Basha kane te drejte. Po te mbani mendjen te ftohte dhe tju sundoje realizmi, plani prej tre pikash i zotit Basha eshte shpetimi juaj. Vleresimi sa me pare i demeve te jep mundesi te dish nevojat dhe te fillosh nga rikuperimi i tyre. Financat jane thelbesore ne kete proces sepse asgje nuk ndertohet me urata. Per te marre ndihme nga jashte duhet se pari te mobilizohen burimet e brendeshme. Mundesia e vetme per kete jane anullimi i koncensioneve. Pas rruges Milot- Balldre duhet anulluar rruga Orikum-Dukat, 80 milion euro per 14 km rruge.  Koncensioni i check-up eshte me i thjeshti per tu anulluar sepse Vilma eshte ushtare e partise, me kete koncension eshte abuzuar dhe jam i sigurte qe te gjithe shqiptaret jane te gatshem qe parate e ketij palo kontrolli te shkojne per zhdukjen e pasojave te termetit. Nese do mobilizojme me seriozitet burimet e brendeshme, bota do na ndihmoje pa kufizim, por qe te bejme kete duhet te ndahemi nga oligarket”,-shkruan ish-deputeti.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY