FOTO/Meta rrezikon duke kaluar perimetrin e sigurisë tek Kalaja në Krujë: Ka...

FOTO/Meta rrezikon duke kaluar perimetrin e sigurisë tek Kalaja në Krujë: Ka dëmtime serioze, të merren masa

69
0
Shares

Rreziku që i kanoset kalasë së Skënderbeut nga tërmeti i 26 nëntorit ka vene në lëvizje edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Për të parë më nga afër pasojat e dëmeve në Kullën e Këmbanës dhe Teqenë e Dollmës, Kreu i Shtetit është kujdesur që t’i  shohë këto dy monumente më nga afër, duke kaluar edhe perimetrin e sigurisë.

“Vizitova sot Kalanë e Krujës, kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.Veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda, për të cilat duhen marrë masa të menjëhershme për t’u riparuar dhe mbrojtur, për vetë simbolikën e fortë kulturore e kombëtare që përfaqësojnë. Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund”,-shkruan Meta.

Ilir Meta i kërkon institucioneve më shumë bashkëpunim për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë mbetur jashtë për shkak të shkatërrimit të banesave të tyre.

Presidenti nuk e ka harruar marshimin e paralajmëruar për mbrojtjen e Kushtetutës, por nuk do ta realizojë me 8 dhjetor.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY