EMRI/Pas largimit të Arta Markut, vjen dorëheqja e parë në Prokurori

EMRI/Pas largimit të Arta Markut, vjen dorëheqja e parë në Prokurori

65
0
Shares

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të Olsian Çelajt, ka ardhur edhe dorëheqja e parë nga institucioni qendror i akuzës.

Alketa Zifla ka dhënë dorëheqjen nga detyra si shefe e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme. Zifla ishte emëruar në këtë detyrë nga Arta Marku.

Alketa Zifla zëvendësoi Rovena Gashin, e cila u largua nga vettingu në Prokurorinë e Përgjithshme. Më herët Zifla ka qenë pjesë e Prokurorisë së Fierit dhe asaj të Tiranës. Ajo njihej edhe si krahu i djathtë i Markut pasi me marrjen e detyrës në Dhjetor të vitit 2017, Marku mori pranë vetes njerëzit e saj të besueshëm.

Kjo është dorëheqja e parë nga Prokuroria e Përgjithshme, pas zgjedhjes dje nga Kuvendi të Olsian Çelaj si kryeprokuror.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY