DETAJE/Mbërrin letër-porosia nga Italia, Valdin Pjetrit iu kërkua largimi nga shteti fqinj...

DETAJE/Mbërrin letër-porosia nga Italia, Valdin Pjetrit iu kërkua largimi nga shteti fqinj pas dënimit

92
0
Shares

Ka mbërritur nga Italia letër-porosia, për Valdrin Pjetrin, kryebashkiaku socialist i Shkodrës, i dorëhequr disa javë më parë, pas akuzave të Partosë Demokratike ndaj tij, si i proceduar për trafik droge në shtetin fqinj.

Në letër-porosi konfirmohet dënimi i tij në Itali për drogë dhe vjedhje. Sipas letër-porosisë, pas dënimit në vitin 2003, drejtësia italiane kishte rënë dakord që Pjetri të mos bënte burg, por të largohej nga Italia e të mos kthehej më.

Tashmë pritet që Pjetri të merret i pandehur për falsifikim dokumentesh, pasi nuk ka deklaruar dënimin e tij në Itali, në formularin e dekriminalizimit.

Kjo letër-porosi vjen pasi sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i kërkoi Interpol dhe Europolit, informacion lidhur me precedentët penalë të Pjetrit gjatë viteve 2001-2003.

Të gjitha masat u morën pas publikimit të dokumentit nga Partia Demokratike, nëpërmjet të cilit Pjetri rezulton i dënuar në Itali për trafik droge.

///DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY