Rama pret inxhinieren Bozo në zyrë, çfarë i kërkon kryeministri

Rama pret inxhinieren Bozo në zyrë, çfarë i kërkon kryeministri

51
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në zyrën e tij, inxhinieren Luljeta Bozo, të cilës i kërkoi ndihmë për fazën e ekspertimit të godinave të cilat janë dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Profesoresha e nderuar mori vëmendje të madhe pas tërmetit shkatërrimtar, ku me shpjegimet dhe sqarimet plot logjikë, zbardhi shume te verteta tè cilat nuk do t’i kuptonim pa ekpsertizën e duhur.

Ajo i ka kushtuar gjithë jetën studimit të dherave dhe themeleve, ndërsa e larguan nga universiteti me një copë letër pas 45 vitesh punë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Më ka rënë në sy që shkruani edhe ju, që keni bërë një punë të madhe për të qetësuar njerëzit. Është mbushur me sharlatanë dhe me delirantë.

Bozo: Kam shkuar në objekte dhe në shkolla. Unë kam një shqetësim timin. Njerëzit u strehuan, mirë keq u futën brenda. Tashi fillon ekspertiza. Tani këtu e kam merakun”

Rama: Ne u kemi kërkuar të huajve të na thonë mban apo jo struktura. Do ishte shumë pozitive nëse ju do na ofroni ndihmë për këtë pjesë, po bëjmë një paketë të standardeve të riparimeve.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY