FOTO/”Do ishin rrezikuar fëmijët”, Zhupa: Shkollat që Veliaj rikonstruktoi me paratë tona...

FOTO/”Do ishin rrezikuar fëmijët”, Zhupa: Shkollat që Veliaj rikonstruktoi me paratë tona u dëmtuan të parat

59
0
Shares

Tërmetit shkatërrimtar nuk i shpëtoi as Tirana, e cila deri më tani ka patur dèmtime nè disa pallate dhe objekte publike si Drejtoria e Doganeve, Kryeministria, Kuvendi apo deri dhe tek shkollat që ishin rikonstruktuar së fundmi.

Pikërisht, ketu ndalet zëdhënësja e PD, Ina Zhupa e cila ka marrë “në sitë” shkollat ku jane raportuar dëme të konsiderueshme. Zhupa ben pergjegjes kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, i cili sipas saj, nuk ka kryer detyren e tij ashtu si ka propaganduar prej vitesh.

Zhupa shkruan se milionat e lekëve që shpenzohen dhe dalin vetëm nga kryeqyteti nuk shkojnë për sigurinë e fëmijëve, por perfundojne ne vende të tjera.

Skandaloze! Shkollat qe Veliaj rikonstruktoi me parate tona, jane te parat qe u demtuan rende nga termeti, duke cenuar sigurine e jetes se nxenesve nese termeti do ishte gjate mesimit!

Konkretisht shkolla “Sami Frasheri” do te inagurohej nga Veliaj pas rikostruksionin ne korrik 2018, jo vetem kaq por Veliaj premtonte qe investime si te “Samiu”do beheshin kudo. Jemi me fat qe nuk i mban premtimet se do kishim te gjitha shkollat te demtuara nga termeti si “Samiu”.

Po ashtu shkolla “ Emin Duraku” e pozicionuar ne mes te bllokut, eshte inaguruar nga Veliaj pas rikonstruksionin ne Gusht 2016. Po ashtu te kjo shkolle nuk do zhvillohet mesim pasi eshte me rrezik per nxenesit nga prishjet qe ka pasur pas termetit.

Gjithsej ne Tirane jane 9 shkolla te demtuara rende nga termeti. Konkretisht: “Musine Kokalari” “Lasgush Poradeci” “Sami Frasheri” “Emin Duraku” “16 shtatori” “ Shkolla Tufine” “Shkolla Pajun” “Peze e Vogel” “ Murat Toptani”.

Kush do mbaj pergjegjesi per shkollat e demtuara? A ka disa parametra specifik qe duhen zbatuar sidomos per shkollat? Kush i ka certifikuar? A do te shkoj Veliaj si titullar dhe kolauduesit e bashkise per ndjekje penale per shperdorim detyre?

Ne kryeqytet harxhohen miliarda lek per pllakat e sheshit, per koncerte, per luks ne zyrat e bashkise, per godina te reja per institucionet e bashkise por nuk shkojne te rregullimi dhe rikostruksioni me parametra sigurie i shkollave ku shkojne femijet edhe adoleshentet e Tiranes!

Uroj qe rikonstruksioni i rradhes mos jete si inagurimet e shkuara, me arna sa per foto dhe pa parametra cilesore qe sigurojne jeten edhe shendetin e nxenesve. Shkollat nuk jane shkallet qe te detyron Rama ti lyesh ne 4 te mengjesit, shkollat duan siguri jo thjesht bojatisje”,-denoncon Zhupa.

Skandaloze! Shkollat qe Veliaj rikonstruktoi me parate tona, jane te parat qe u demtuan rende nga termeti, duke cenuar…

Publiée par Ina K. Zhupa sur Jeudi 5 décembre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY