U shpall i pabanueshëm, gati shembja e “Pallatit të VIP-ave” në Durrës

U shpall i pabanueshëm, gati shembja e “Pallatit të VIP-ave” në Durrës

92
0
Shares

Edhe pse supozohet të ishte një ndër objektet më të sigurta në qytetin bregdetar, pasi aty strehoheshin personazhe të njohura të atyre viteve, pallati 5-katësh që ndodhet në qendër të Durrësit është dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Ai ndodhet në Rrugën Tregtare dhe është shpallur i pabanueshëm, pasi ka pësuar dëmtime në strukturë dhe fasadë. Mësohet se pallati që do të shembet është ndërtuar në vitet ’80 dhe nga tërmeti i fundit pësoi dëmtime të konsiderueshme, duke u shpallur i pabanueshëm.

Në këtë pallat kanë banuar këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, aktori Fadil Hasa, por edhe drejtues institucionesh të asaj kohe, hetues dhe prokurorë.

Ky pallat konsiderohej më i miri dhe më luksozi në ato vite, për vetë planimetrinë e brendshme, ku kishte një hapësirë të konsiderueshme. Edhe pse Parashqevi Simaku ka 27 vjet që ka emigruar në SHBA, ai njihet si pallati i Parashqevisë./l.mU

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY