Durrës, 40% e pallateve të inspektuara të pabanueshme

Durrës, 40% e pallateve të inspektuara të pabanueshme

77
0
Shares

Ministra e Brendshme ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me pasojat e tërmetit në Shqipëri. Zv/ministrja Rovena Voda shpjegoi shofrat si dhe lajmëroi se një qendër e re dispecerie është ngritur.

Deri në orën  17:00 në qarkun e Durrësit janë inspektuar 4151 objekte, nga ku kanë rezultuar 1735 të pabanueshme, e ndërsa 268 do shemben në ditët në vijim. Në deklaratën për mediat nga Bashkia e Durrësit, zv. ministrja Rovenda Voda ka bërë me dije shifrat zyrtare, nga ku bëhet me dije se 338 persona kanë telefonuar në tre numrat e gjelbër, më specifikisht Tiranë – 142; Durrës – 158; Lezhë – 29; Elbasan – 1. Nga këto telefonata, pjesa më e madhe e tyre, 297 kanë qenë për verifikim dëmesh në banesë. Ndërkohë për përballimin e situatës në terren janë angazhuar mbi 800 punonjës policie.

QENDRA E RE DISPEÇER
Deri në orën 17:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 338 (Tiranë – 142; Durrës – 158; Lezhë – 29; Elbasan – 1).
Shumica dërrmuese prej 297 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN
Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:
Bashkia Durrës – 748 Objekte të inspektuara, 270 të pabanueshme, 34 për t’u prishur;
Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur;
Bashkia Shijak – 1218 Objekte të inspektuara, 717 të pabanueshme, 228  për t’u prishur;

Në rang qarku, 4151 objekte të inspektuara.

PUNA NË TERREN
Përditësim i bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si në vijim:
27 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat: 10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe; 17 objekte në Bashkinë Durrës.

Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit” Durrës.
Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, (autostradë) Durrës.

Në Thumanë:
Në vijim të deklaratës së orës 13:30 ku njoftuam për ecurinë e punës në terren konfirmojmë se u shemb Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh.

SIGURIA
Për përballimin e situatës në terren janë angazhuar mbi 800 punonjës policie.

Menjëherë pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës u angazhuan për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe në mbështetje të gjithë institucioneve në bashkërendim të plotë me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile me qendër në Durrës. Pas punës në terren të ditëve të para për misionet e kërkim-shpëtimit, strukturat e policisë kanë siguruar rendin në parametra normalë në të gjithë qarkun dhe monitorojnë terrenin për parandalimin e çdo lloj ngjarjeje me tendencë ndaj jetës, pronës dhe lirive të qytetarëve.
Aktualisht, nga punonjësit e policisë të DVP Durrës janë marrë në ruajtje objektet e mëposhtme:
– 18 pallate të dëmtuara dhe që nuk banon njeri.
– 3  objekte ku janë vendosur ndihmat.
– 3 hotele të dëmtuara dhe të pabanuara.
– 4 qendrat e akomodimit në hotele.
Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju uroj një natë të mirë e të qetë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY