Zbardhet kërkesa urgjente drejtuar policisë, Prokuroria e Tiranës “ngrin” shembjen e ndërtesave

Zbardhet kërkesa urgjente drejtuar policisë, Prokuroria e Tiranës “ngrin” shembjen e ndërtesave

53
0
Shares

Një ditë pasi prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet prej disa ditësh lidhur me ndërtesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit, organi i akuzës i është drejtuar me një shkresë të dytë brenda pak ditësh bashkisë së Tiranës ku i kërkon listën e plotë të banesave të prekura nga tërmeti dhe në të cilat janë konstatuar dëmtime.

Të dyja kërkesat mbajnë njëra datën 27 nëntor dhe e dyta 2 dhjetor. Prokuroria porosit bashkinë dhe policinë që të mos kryejnë asnjë veprim pa praninë e prokurorëve.

“Për nevoja të kryerjes së veprimeve hetimore në fuksion të procesit penal kërkojmë.

1- Listën e plotë të ndërtimeve (banesave) të evidentuara nga ana juaj si të prekur nga tërmeti dhe për të cilat janë konstatuar dëmtime

2-Për çdo lloj situate në të cilën është konstatuar dëmtim dhe është vendosur prishja e ndërtimit, të njoftohet paraprakisht Prokuroria e cila vë në dispozicion grupin hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve.

3-Dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të ndërtesave apo banesave në të cilat janë konstatuar dëmtime nga tërmeti”.

Hetimi nga Prokuroria e Tiranës ka nisur që më 27 nëntor dhe deri më tani sipas burimeve në organin e akuzës nuk ka mbërritur asnjë informacion.

Në kërkesën e dytë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj  i ka lënë afat bashkisë deri më 5 dhjetor që të depozitojë të gjithë informacionin mbi këto ndërtesa.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY