Plagosje në Vlorë dhe në Sarandë, policia jep detajet për ngjarjet e...

Plagosje në Vlorë dhe në Sarandë, policia jep detajet për ngjarjet e rënda

62
0
Shares

Policia ka dhene detaje zyrtare lidhur me dy ngjarje të ndodhura në Sarandë dhe Vlorë, të cilat fatmiresisht nuk kanë regjistruar pasoja të rënda.

Sipas policisë, konfirmohet plagosja pa dashje e të moshuarit në  Ksamil, ku u qëllua nga një çoban pa dashje me çifte.

Në lagjen nr.2 Sarandë pranë vendit të quajtur “Antenat”, shtetasi Xh.M., 63 vjeç, banues në Ksamil, ka plagosur me armë gjahu “çifte” shtetasin Sh.S., 63 vjeç, banues në Ksamil. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi shtetasi Xh.M ka menduar se ka patur përballë kafshë të egër. Po punohet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme”,-sqaron policia.

Më tej, policia ka dhene detajet dhe per një plagosje me mjet prerës në Vlorë, ku personi i lenduar po merr ndihmë mjekësore.

“Vlorë, rreth orës 10:54, në Spitalin e Vlorës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E.Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore. Dyshohet se 32 vjeçari është plagosur në ambientet e një bilardoje në lagjen “Isa Boletini” Vlorë. Grupi hetimor po kryen hetimet përkatëse për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”,-informon policia.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY