Kërcënime të vazhdueshme, Agron Tufa kërkon azil në Zvicër

Kërcënime të vazhdueshme, Agron Tufa kërkon azil në Zvicër

53
0
Shares

Agron Tufa, Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKPK) ka kërkuar azil politik në Zvicër, për shkak të kërcënimeve që ka marrë. Exit News ka konfirmuar lajmin.

Rreth 6 muaj më parë, deputetë socialistë e cilësuan punën e Institutit “baltë mbi dëshmorët” dhe kërkuan largimin e drejtorit Agron Tufa. Në muajin korrik, socialistët kufizuan me ligj periudhën kohore të studimeve që mund të kryejë ISKPK.

Drejtori Tufa gjatë kësaj kohe ka patur përplasje, sidomos me deputetët socialistë, ndërsa ka mbështetur padinë ndaj ish-komandantit të burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja, i akuzuar për dhunë sistematike ndaj ish-të burgosurve.

Koheve te fundit, Tufa mori disa kercenime nën emrin e tij, duke e denoncuar herë pas here, por shqetësimi i tij ra në vesh të shurdhët, duke sjelle keshtu që ai të kerkoje shpetim në një vend tjetër.

Agron Tufa eshte nder personalitet e kultures dhe letersise shqiptare, shkrimtar, poet, perkthyes dhe studiues, autori i shume librave dhe studimeve, perben nje nga zerat me auoritare dhe te pavarur ne skenen publike ne Shqiperi.

Largimi i tij eshte shprehje e trysnise se pushtetit, ish komunisteve dhe oficerave te sigurimit qe ende ruajne privilegje dhe poste te larta ne hierarkine shteterore shqiptare. Largimi i tij eshte sinjal se po vijne kohe te keqija per zerat e pavarur publike ne vend, se inteketualet dhe krijuesit jane vendosur nga pushteti ne dilemen te jesh apo te mos jesh.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY