Aksident ne Elbasan, 3 te plagosur

Aksident ne Elbasan, 3 te plagosur

48
0
Shares

Tre persona mbeten të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Policia thotë se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i një furgoni dhe dy pasagjërë, njëri prej të cilëve i mitur.

“Në fshatin Përparim , mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç,  banues në Fier, është përplasur me mjetin fugon  tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.K.. Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç,  dhe  F.H., rreth 6 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY